Futboll Seria A Sport

MERR PËRGJEGJËSINË E KRIZËS/ Gattuso: Nuk mund t’u falim atyre 45 minuta

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso merr përsipër të gjitha përgjegjësitë pas barazimit pa gola ndaj Frosinones.

Kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe nuk kanë shënuar në katër ndeshjet e fundit të Serie A për të parën herë që prej vitit 1984.

“Pjesa e parë ishte e dobët,” pranon Gattuso për DAZN pas ndeshjes.

“Ndaj Fiorentinës krijuam dhe ishim më mirë, këtu ia dhamë pjesën e parë Frosinones. Nuk luajtëm mirë, dhe ata i fituan të gjithë topat e dyshimtë.

“Për të arritur objektivin tonë nuk mund të luajmë si në pjesën e parë. Nuk mund të luajmë kështu, duke u falur 45 minuta kundërshtarëve.

“Unë jam kapiteni i anijes dhe përgjegjësia është e imja. Për momentin dukemi të nervozuar, për këtë duhet të mendoj gjatë ditëve të ardhshme. Për gjërat e tjera, gjithçka mund të ndodhë.”

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Ferencvaros-Juventus. Rezultati 1-4

Delo.autor

LARGIMI I GATUSSOS? Cassano: Iu tregoj trajnerin ideal që duhet të marrë Milani

F.autor

TRANSFERIMI I ASLLANIT TE INTERI/ Sot është dita vendimtare, zikaltrit duan ta mbyllin sa më shpejt

F.autor

Leave a Comment