Futboll Sport

VAZHDOJNË VJEDHJET NË PARIS/ E pëson për të dytën herë brenda muajit mesfushori…

Një dopietë shqetësuese për Eric Maxim Choupo-Moting!

Ish-yllit të Stoke-s i kanë vjedhur për të dytën herë brenda një muaji shtëpinë. Këtë e ka konfirmuar policia franceze ditën e martë.

Këtë herë mesfushorit të PSG i janë vjedhur bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë 500,000 euro në shtëpinë e tij në Paris. Në nëntor atij iu vodhën rreth 600,000 euro, mes tyre shumë dhurata të Krishtlindjes sipas revistës Closer.

Choupo-Moting është transferuar te PSG gjatë verës pasi i përfundoi kontrata me Stoke që ra në kategorinë e dytë angleze.

Që prej atij momenti ai ka shënuar një gol në 13 paraqitje me kampionët e Francës. Por kamerunasi nuk është lojtari i vetëm i PSG që i është vjedhur shtëpia. Edhe shokut të ekipit Thiago Silva i janë vjedhur rreth 1 milionë euro javën e kaluar.

Para një viti i është vjedhur shtëpia ish-trajnerit Unai Emery. Një moment i keq për lojtarët e PSG në mes të festave të fundvitit.

Related posts

AGJENI I YLLIT NIS BISEDIMET/ Sulmuesi i Milanit pranë kalimit tek klubi kinez Shenzen

Delo.autor

KAPITULLON LIVERPOOL/ “Magjia” e Messit i pret biletën Barcelonës për finalen

Delo.autor

Edicioni i parë i Ligës së Kombeve me surpriza, ja ekipet që do ta fitojnë këtë kompeticion (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment