Futboll Seria A Sport

Radja Nainggolan e ka zgjedhur skuadrën e re, Roma kërkon 40 milionë Euro

Radja Nainggolan ka pranuar propozimin e Interit pasi është bindur nga projekti i Luciano Spallettit, me të cilin beson se mund të fitojë trofe të rëndësishëm. E megjithëse nuk do të kishte dashur kurrë të pranonte një lëvizje të tillë për në veri, edhe Roma duket se është dorëzuar.

Por klubi verdhekuq, që sapo ka bërë të tijin Justin Kluivert, kërkon të përfitojë në maksimum nga ky largmi dhe i ka bërë të qartë Interit se shuma e duhur për të marrë belgun është 40 milionë Euro. Shifër tepër e lartë për momentin për zikaltrit, që kishin shpresuar për diku te 10 milionë Euro më pak.

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio, është takuar me menaxherin e lojtarit dhe mund të bëjë një sakrificë nëse arrin të mbledhë një fond prej 45 milionë eurosh pasi të zgjidhen problemet me fair play-n financiar. Megjithatë, oferta pritet të përfshijë edhe një ose dy lojtarë të rinj nga skuadra milaneze, për të ulur sa më shumë shifrën e parave që do të transferoheshin në Romë.

Vetë mesfushori është i zhgënjyer që nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës belge në Kupën e Botës dhe për këtë kërkon një sfidë të re dhe Interi duket vendi i duhur për të, sidomos pasi zikaltrit do të marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Për mesfushorin belg ka pasur interes të madh edhe nga klubet e Premier League, si Chelsea dhe Manchester United, por ndërsa blutë tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke marrë N’Golo Kante, Jose Mourinho nuk do të ngurronte të provonte përsëri.

Related posts

DYBALA NUK PASKA SHIJE/ Ja çfarë BUKUROSHE SESKI ka humbur “LA ROYA” (FOTO)

Isa.Autor

(VIDEO) Milan gjen ‘dritë në fund të tunelit’, Gattuso ‘shijon’ fitoren e parë

Q.Autor

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN ARGJENTINAS/ Po festonte pritjen e penalltisë, ndërron jetë portieri 17-vjeçar në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment