Futboll Seria A Sport

REKORD NEGATIV TEK MILANI/ Gattuso: Kam besimin e drejtuesve, dua të…

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se e ka besimin e drejtuesve për të vazhduar me detyrën si trajner i kuqezinjve.

Milani nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe nuk kanë shënuar gol në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

“Ka mjaft dëshpërim, ne e rregulluam mbrojtjen por tani nuk po arrijmë të shënojmë gola”, ka thënë italiani.

“Lojtarët nuk duhet të mendojnë për të ardhmen time, unë kam besimin nga drejtorët”.

“Dua të vazhdojë të puno, nuk kam ardhur këtu që të tallem. Është një periudhë e vështirë por nuk jam duke menduar për të ardhmen time”.

“E ardhmja ime është sot dhe përgatitja për ndeshjen e nesërme. Pas kësaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Milani e pret nesër mbrëma në shtëpi Spalin në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SHQIPËRISË NË KUALIFIKUESE/ Trajneri Erik Hamren: Ishin kundërshtarë të vështirë, ne do të…

Delo.autor

“KOHA TË SJELLIM TITULLIN NË SHKODËR”/ Mesfushori i Vllaznisë: Ja cila është arma jonë më e fortë

Delo.autor

INJORON SULMUESIN IMMOBILE/ Cassano: Kishim një problem të madh, por fituam. Kjo është unike

Delo.autor

Leave a Comment