Futboll Premier League Sport

NGA ANGLIA KONFIRMOJNË/ Higuain ka vendosur se ku do të luajë…

Nuk rezultoi një martesë e lumtur ajo mes Gonzalo Higuain dhe Milan, të paktën deri tani. I transferuar te kuqezinjtë nga Juventus në verë si goditja më e madhe e merkatos dhe i pritur si shpëtimtari i sulmit të Milan, Higuain nuk përmbushi dot pritshmëritë, me vetëm pesë gola të realizuar deri tani në kampionat. Aq pak sa që Milan në fund të sezonit mund të vendosë të mos e blejë kartonin e argjentinasit nga Juventus.

Ndërkohë, qendërsulmuesi kuqezi ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, të paktën sikurse raporton tabloidi anglez “The Sun”. Referuar gazetës angleze, “Pipita” në fakt ka vendosur të rikthehet të punojë me ish-trajnerin e tij nga kohët e Napolit, që aktualisht drejton Chelsean në Premier League. Të njëjtat burime konfirmojnë se argjentinasi, duke insistuar për transferimin e tij te Chelsea, ka kërkuar lejekalimin nga ana e Juventus, që vijon të mbajë pronësinë e kartonit.

Related posts

Gattuso: Ndaj Lazios luajmë një pjesë të sezonit

Delo.autor

KËRKON ME NGULM MESFUSHORIN FEKIR/ Klubi spanjoll kërkoi 50 milionë euro për ta shitur, Milan nuk dorëzohet

Delo.autor

(VIDEO) Chelsea në epërsi ndaj Stokes, e pabesueshme kush ka shënuar

Q.Autor

Leave a Comment