Futboll Premier League Sport

ULTIMATUMI PËR HAZARD/ Sarri: Unë nuk jam presidenti, por problemi i tij…

Kurrsesi nuk ka fshehur vlerësimin, madje me superlativa për yllin e skuadrës së tij, duke e krahasuar me rëndësinë e Messi te Barça, apo të CR7 te Juventus, por nën presionin dhe kërcënimin e largimit të tij drejt Real Madrid, me kontratën që shkon drejt skadimit, trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka dhënë ultimatumin adresuar belgun Eden Hazard dhe presidentit të klubit londinez.

“Unë nuk jam president, nuk jam unë ai që merret me merkaton. Detyra ime është ajo e trajnerit dhe duhet të flas vetëm për atë që futbollisti bën në fushë, por në rastin konkret, problemin e të ardhmes së Hazard duhet ta zgjidhim menjëherë”, citohet të ketë deklaruar trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri. Ishte pikërisht ish-trajneri i Napolit, që insistoi fuqishëm të ndalte largimin e belgut drejt Real Madrid që në merkaton e verës, kur ai mori drejtimin e “Bluve të Londrës”.

Related posts

SHQIPËRI-ISLANDË/ Flet Rudi Vata: Ju tregoj arsyen pse tifozët e kanë braktisur Kombëtaren

Delo.autor

EURO 2020/ Çfarë klasi, mbrojtësi i Gjermanisë shënon me thembër ndaj bjellorusëve, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Shehi përballë Shkëmbit, dy shokët rivalë në miqësore

Isa.Autor

Leave a Comment