Futboll Seria A Sport

“SUPER YJET I DUA KËTU ME…”/ Solskjaer kërkon të bindë edhe dy lojtarë të tjerë të qëndrojnë

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon të mbajë në skuadër yjet e Manchester United, lojtarë të cilët muajt e fundit kanë kërcënuar me largim, në kohën kur “djajtë” drejtoheshin nga trajneri Jose Mourinho. Për këtë arsye, Solskjaer i ka kërkuar drejtorit sportiv të United, Ed Woodward, që të mbajë sa më gjatë portierin spanjoll David De Gea dhe sulmuesin francez Anthony Martial.

Në fakt, të dy këta lojtarë e rinovuan kontratën që u skadonte më 30 qershor 2019 edhe me një sezon, duke e shtyrë atë deri në verën 2020. Por Solskjaer kërkon kontrata më afatgjata me futbollistët, në mënyrë që ai të punojë i qetë. Të njëjtën gjë trajneri norvegjez kërkoi pak ditë më parë edhe me Paul Pogba, duke deklaruar se skuadra e re e United do të ndërtohet rreth kampionit të botës.

Solskjaer rrëfeu se gjatë 11 viteve që ka luajtur me Manchester United ka marrë mjaft oferta për t’u larguar, por gjithnjë ka refuzuar, duke qëndruar me “djajtë”. Të njëjtën gjë ai kërkon të bëjë edhe tani që është trajner i United, duke bindur lojtarët që të refuzojnë ofertat dhe të qëndrojnë sa më gjatë në “Old Trafford”.

Related posts

Tërbohen Pogba dhe Raiola, s’kanë klauzolë barazie me Sanchez

Q.Autor

Pele, për golin me roveshatë të Ronaldos: Ku e ke kopjuar?

Sadik.Autor

LEGJENDA “LA ROHA”/ Salgado paralajmëron: Kujdes nga LUFTA në futbollin…

Isa.Autor

Leave a Comment