Boks

NUK IA DEL MBANË/ Latifi humbet duelin ndaj rivalit amerikan

Një nga duelet kryesore të eventit UFC-232 ishte ai i peshës “light heavyweight” (pesha 84-93kg) midis shqiptarit Ilir Latifi (garon për Suedinë) dhe amerikanit Corey Anderson. Një përballje e fortë, ndoshta më e bukura dhe e ekuilibruara e këtij eventi, që u vendos nga gjyqtarët.

Gjyqtarët i dhanë fitoren sportistit amerikan (12 fitore e 4 humbje për Anderson), që triumfoi me vendim unanim (të tri gjyqtarët dhanë pikëzimin 29-28 në favor të Anderson).

Për Ilir Latifi kjo është humbja e gjashtë në karrierë, e cila erdhi pas dy fitoreve radhazi. Ai synonte fitoren dhe me pak fat mund ta kishte arritur atë dhe në 2019-ën të duelonte për titullin kampion në këtë Divizion. Gjithsesi, një duel për t’u përgëzuar kjo e shqiptarit, që tregoi se është një kampion i këtij sporti dhe se mund të ketë shansin të duelojë për titull në të ardhmen.

Related posts

Zyrtare, Romero vs. Whittaker 2 do të zhvillohet në UFC 225

Q.Autor

“AI KA KRIMBA NË FYTYRË, DIKUSH DUHET TA…”/ McGregor sulmon luftëtarin

Delo.autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Mike Tyson: Ja pse u riktheva në ring, kam frikë vetëm nga ai

Delo.autor

Leave a Comment