Futboll Seria A Sport

TRIUMFI NDAJ SPAL/ Donnarumma ia dedikon fitoren atij që kanë kryqëzuar padrejtësisht

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ishte një ndër protagonistët e fitores 2-1 të kuqezinjve ndaj Spal, në ndeshjen e fundit të Serisë A për vitin 2018. “Jam i kënaqur për lojën e zhvilluar, fitoren, 3 pikët dhe mbi të gjitha për trajnerin Gattuso. Pas golit të pësuar nuk ishte e lehtë të reagonim, por ia dolëm mbanë të përmbysnim shifrat e të fitonim”, tha Donnarumma.

Më tej, portieri 20-vjeçar i kuqezinjve dhe kombëtares “azzurre” tha: “Kemi qenë gjithnjë me trajnerin tonë edhe pse e kanë kryqëzuar shumë dhe me pa të drejtë. Ai nuk ka hequr kurrë dorë, po ashtu edhe ne dhe kjo fitore ndaj Spal e vërtetoi këtë, që ne nuk heqim dorë”.

“Ishte e rëndësishme ta fitonim këtë ndeshje, për të rikthyer qetësinë te skuadra dhe për ta mbyllur vitin 2018 me një fitore. Ia dolëm mbanë, ndaj jam i kënaqur për skuadrën dhe trajnerin, pasi morëm 3 pikë që na projektojnë drejt vendit të katërt, që është objektivi ynë. Tani le t’i marrm gjërat me qetësi dhe t’i hedhim hapat një e nga një”, tha Donnarumma.

Related posts

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Pas 15 minutash lojë, Kroos ndëshkon rivalët me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Salzburg – Marseille/ Vëndasit shënojnë golin e dytë ndaj francezve

Sadik.Autor

“LOJTAR I ËNDRRAVE”/ Dhuratë rekord për Guardiola-n, 100 mln euro për një mbrojtës

F.autor

Leave a Comment