Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E PORTUGEZIT/ ​Ylli i Man Unitedit zbulon se nuk ishte në dijeni për shkarkimin e Mourinhos

Mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester Unitedit, Luke Shaw, ka zbuluar se ai nuk kishte qenë në dijeni për shkarkimin e Jose Mourinhos deri në komentin kur këtë lajm ia kishte dhënë e dashura e tij, Anouska Santos.

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor, në sezonin e tij të tretë me “Djajtë e kuq”, vetëm 48 orë pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit.

Në vend të tij u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili ishte edhe trajner i klubit norvegjez, Moldes. Ai u emërua në këtë pozitë përkohësisht, deri në maj të këtij viti, kur pritet të kthehet në Molde.

Manchester Unitedi është duke kërkuar gjatë kësaj kohe për një trajner tjetër, të cilin dëshirojë ta emërojë pas përfundimit të këtij sezoni. Emrat më të përfolur për këtë pozitë janë Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane.

“E vërteta? E dashura ime më tregoi. U zgjova në mëngjes dhe isha duke u pastruar. Ajo hyri duke vrapuar në dhomë dhe më tregoi. Nuk ia kisha idenë se do të ndodhte një gjë e tillë”, ka thënë Luke Shaw.

“Nuk e kisha shikuar telefonin, kështu që kjo është e vërteta se si e mora vesh lajmin, nga e dashura ime”.

Related posts

PENALLTIA QË “NDEZI” POLEMIKA/ Marotta: I zhgënjyer për sistemin VAR, kemi pësuar…

Delo.autor

KËRKON ME NGULM MESFUSHORIN FEKIR/ Klubi spanjoll kërkoi 50 milionë euro për ta shitur, Milan nuk dorëzohet

Delo.autor

“Jemi një në fushë dhe jashtë saj”, Kukësi shtron darkë motivuese

Sadik.Autor

Leave a Comment