Futboll Shqipëri Sport

DËNIMI I TIRANËS/ Komisioni i Disiplinës NUK zbaton rregulloren dhe baltos ndëshkimin (DETAJET)

Vendimi i sotëm nga Komisioni i Disiplinës sa i takon dënimit të klubit të Tiranës ka ngritur shumë polemika sa i takon reagimeve të opinionit futbollistik në shqipëri. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë quajtër këtë veprim arbitrar të pakuptimit dhe tendecioz. Ajo që nuk kuptohet nga e gjithë kjo histori është fati nëse ky vendim është lapsus ortografik apo juridik i institucionit përkatës.

Për tu rikthyer tek vendimi i sotëm i komisionit të Dispilinës thuhej se: Tirana dënohet për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të nenit 66/3/a të KDS dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Problemi është se Komisioni i Disiplinës ka një kontradiktë thelbësore në referencën ku bazohet për dhënien e dënimit dhe vetë arsyetimit të tij në faqen zyrtare, pasi neni 66/3/a i Kodit të Disiplinës Sportive përcakton shprehimisht se i referohet rasteve kur ka hedhje të mjeteve ndezëze, fishekzjarreve, gurëve apo sendeve të tjera, pa shkaktuar akte të dhunës, duke parashikuar dënimin e fushës për të paktën një ndeshje pa spektatorë.

Por problemi është se në vendimin e zbardhur Komisioni i Disiplinës përcakton: “duke shkaktuar akte të dhunës” dhe në këtë rast duhej t’i referohej nenit 66//3/b, ku dënimi është jo më pak se katër ndeshje pa spektatorë. Lapsus ortografik në zbardhjen e vendimit apo juridik, tanimë Tirana është ndëshkuar me dy ndeshje pa tifozë, ndërkohë që episodi në fjalë është duke u ndjekur dhe nga drejtësia penale.

Sa i përket kalendarit, Tirana nuk do të mund të mbështetet te tifozëria bardheblu për një takim të rëndësishëm, siç është ai me Skënderbeun, në 25 nëntor, pas pauzës së kombëtareve, ndërkohë që mund të konvertojë pjesën e mbetur të dënimit për ndeshjen me Kastriotin, që do të luhet pas derbit me Partizanin, ku Tirana shkon si skuadër mike në “Selman Stërmasi”.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Tirana mposht Teutën me përmbysje në “Elbasan Arena” dhe merr kreun

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern “pushton” Athinën në dy minuta, Valencia ndalet në Zvicër (VIDEO)

Isa.Autor

BONUCIT I NDODH E PAPRITURA/ Shkon të festojë me tifozët, roja e sigurisë e ndalon dhe…

Delo.autor

Leave a Comment