Futboll

E PAQARTË ÇËSHTJA FABREGAS/ Milani kthen sytë nga fantazisti i Udineses

Milani ka kohë që planifikon 2-3 përforcime për merkaton e janarit, por realisht pengesat janë të shumta, edhe pse ide e emra ka plot.

UEFA ka vendosur bllokadë, duke mos lejuar asnjë shpenzim madhor, si pasojë e Fair Play financiar. Për këtë arsye, gjetja e më mesfushori cilësor dhe një sulmuesi të aftë të luajë në disa pozicione është një mision i ndërlikuar.

Cesc Fabregas është emri i ëndërruar për mesfushën, sepse spanjolli ka cilësi e eksperiencë dhe po kërkon ekip të ri, duke qenë se në Angli nuk po luan rregullisht.

Gjithsesi, Fabregas ka shumë oferta dhe Chelsea nuk e lëshon lehtë, pavarësisht se kontrata e mesfushorit skadon në verë.

E paqartë edhe çështja e sulmuesit, sepse Ibra u skarcua për shkak të moshës, ndërsa Muriel ka rënë dakord me kohë më Fiorentina-n.

Për këtë arsye, Leonardo e Maldini po shohin edhe fantazistin e Udineses Rodrigo de Paul, i cili luan në disa pozicione dhe do të shërbente edhe si sulmues i shtuar. Argjentinasi është teknik dhe i fuqishëm, luan edhe si anësor i majtë dhe tashmë ka fituar eksperiencë në Serinë A.

Për De Paul konkurrenca është e ashpër, sepse edhe Napoli e Interi kanë kohë që e ndjekin, ndërkohë që Udineses nuk ka dëshirë ta lëshojë që në janar, edhe pse ka marrë ofertë edhe nga Sevilla, rreth 16 milionë euro.

Related posts

Fiorentina “përjashton” Interin nga Championsi, “Lewandowski i ri” rishkruan historinë

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Mbrojtësi shqiptar dhuron një tjetër asist për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës, ja GOLI i Giroud

F.autor

Leave a Comment