Futboll Kategoria Superiore Sport

ARBITRI I SUPERIORES/ Enea Jorgji: Në Shqipëri paragjykohemi, presidentët e kanë kuptuar se…

Për Enea Jorgjin ky ka qenë një vit i mirë në planin personal. Bilbili i Superiores u bë shqiptari i parë që gjykon një ndeshje në Europa Ligë. Ai ishte si kryesor në ndeshjen mes AEK Larnaca dhe Ludogorets.

”2018 ishte një ndër vitet me arritjen më të madhe në arbitrim. Pjesëmarrja në ndeshjet  eleminatore të Kupës së Botës vazhdoi me Europa Ligë, që është një arritje më vete. Kemi bërë disa hapa deri më tani dhe hapi tjetër mbetet ngritja në nivelet më të larta. Liga e Kampionëve është disi më e vështirë, sepse duhet të ngjitem në Kategorinë e Parë për arbitrat dhe nëse kjo ndodh atëherë shpresat janë të mëdha për një ndeshje të këtij niveli”, u shpreh Jorgji.

Megjithatë ai flet edhe për arbitrimin në vendin tonë. “Është më i vështirë sepse paragjykohemi shumë, duke arbitruar javë pas jave. Ky profesion ka gabimin në mes, por syri tendecioz nga opinioni apo faktorët e tjerë nuk mungon dhe kthehesh në objektiv të cenushëm që sulmohet. Megjithatë besoj se presidentët dhe klubet e kanë kuptuar se jemi njërëz që mund të gabojmë. Në këtë mënyrë i janë përkushtuar investimit të tyre, sesa gabimeve të arbitrave. Shikoj një qasje tjetër ndaj arbitrave”, përfundon Enea Jorgji për “A2”.

Related posts

TIRANA DO KUALIFIKIMIN NË ZVICËR/ Egbo i beson “Zvezdës”. Ja problemi kryesor për bardhblutë

Delo.autor

DUELI HISTORIK/ Kampioni i peshave të lehta Khabib ARRIN të mposhtë McGregor (VIDEO)

Isa.Autor

Arsenal godet në merkato, transferon talentin 17-vjeçar të Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment