Futboll Sport

RAMOS I “PANDREQSHËM”/ Shikoni çfarë bën në sy të 8 mijë tifozëve (VIDEO)

Real Madridi kishte një interesim të madh nga tifozët e tij, ku vetëm në stërvitjen e fundit të 2018-tës, ishin të pranishëm rreth 8000 tifozë.

Sipas “Marca”, mbështetësit e ekipit madrilen thuhet se kishin shkuar për t’i dhënë kurajo dhe zemër madrilenëve, pas rezultateve jo shumë të pëlqyeshme në këtë sezon. “Fitoni Championsin e 14-të”, kanë qenë duke brohuritur tifozët që ndodheshin në seancën stërvitore.

Një peshë e rëndë kjo për Realin, duke parë se me këtë ecuri këtë vit, ata e kanë të vështirë. Por, me kampionatin thuajse të mbyllur, Championsi është i vetmi kompeticion madhor ku ata mund të përqëndrohen totalisht dhe të bëjnë realiet ëndrrën e tifozëve.

Veç këtyre, në stërvitje është parë Serxho Ramos që ka goditur pa dashur shokun e tij të ekipit, Dani Sebajos, por e gjitha ka kalua me të qeshura dhe shaka mes lojtarëve spanjoll.

Related posts

“I DUHET BESUAR IBRAHIMOVIC”/ Legjenda e Milanit: Ju tregoj si bëhen konkurrues “Kuqezinjtë”

Delo.autor

“EURO 2020″/ Rusia mposht Finlandën në “Gazprom Arena” falë golit të Mirancuk

Delo.autor

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment