Futboll Sport

AS MESSI E AS RONALDO/ “MBRETI I GOLIT” në 2018 është Cifuentes nga Ekuadori

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo? Mbretërit e futbollit, makineri golash, por në vitin 2018 dikush ka shënuar më shumë se ata në kampionat.

Jhon Cifuentes është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në vitin që sapo lamë pas, duke llogaritur vetëm ndeshjet e kampionatit.

Sulmuesi nga Ekuadori ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, duke shënuar 37 gola me Universidad Católica, si askush tjetër në planet.

Pas tij renditet algjeriani Baghdad Bounedjah, i cili ka shënuar 36 gola për Al Sadd në Katar, duke pasur një mesatare prej më shumë se një goli për ndeshje. Bounedjah është një rast i rrallë, sepse ka shënuar një gol në çdo 42 minuta, me 36 gola në 18 ndeshje. Megjithatë, nuk duhet harruar se Katari ka një kampionat mediokër, ku shpesh ndeshjet prodhojnë 5 gola e lart.

Cristiano Ronaldo, me 36 gola, dhe Leo Messi me 34, janë në vendet 3 dhe 4 të renditjes së vitit 1018, ndërsa mesatarja e tyre është identike, një gol çdo 79 minuta.

Pesëshen e parë e kompleton braziliani Diogo, sulmues i Buriram United, me 34 gola në 36 ndeshje në Tailandë.

Ndërkaq, nga emrat e tjerë të njohur Salah e mbylli vitin me 28 gola, i 13-ti, ndërsa Luis Suarez i 25-ti, me 26 gola.

Ndërkaq, në Amerikën e Jugut luan edhe një sulmues që ka shënuar 40 gola në 42 ndeshje, Emanuel Herrera, i cili luan për Sporting Cristal, por aty kampionati ndahet në dy pjesë dhe nuk dihet pse nuk llogaritet në renditjen e publikuar nga AS në Spanjë.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Delo.autor

RREGULLORJA/ Jo vetëm pozicion jashtë loje, goli i parë i Kukësit kundër Tiranës duhej anuluar sepse… (VIDEO)

Delo.autor

“DO TË KTHEHESHA NË KËMBË TEK ROMA”/ “Ninxha” Nainggolan: Conte shumë i fortë, Spalletti një…

Delo.autor

Leave a Comment