Futboll Sport

“NUK KA SHKUAR…”/ Salihi: Kam oferta, po mendoj ta mbyll me futbollin

Hamdi Salihi në fund të sezonit me shumë mundësi do e mbyllë me futbollin e luajtur. Shkodrani i sulmit këtë kampionat nuk është se po bën mirë, por shpresohet që në pjesën e dytë të sezonit të rikuperojnë pikët e lëna.

“Sezoni, me thënë të drejtën, nuk ka shkuar ashtu siç e mendonim. Kemi bërë disa gabime rrugës, por përsëri jemi në vendet e para dhe shpresojmë që të rikuperojmë, meqë është luajtur vetëm gjysma e kampionatit”, deklaron Salihi për “A2 News”.

“Largimi nga futbolli? Po e mendoj sepse kam pasur disa oferta për të kaluar në pozicione drejtuese në klub, por edhe si ndihmës trajner”.

“Sezoni, të jemi realist, nuk ka qenë i mirë. Por për mendimin tim kjo ishte e pritshme, pasi ishte një periudhë tranzicioni me ndryshime shumë të mëdha. Unë, por edhe ata që e njohin pak sportin, i prisnin këto luhatje”, përfundoi Salihi.

Related posts

MONACO E KA “FOBI” FITOREN/ Falcao kërkon “arratisjen” tek rekordmenët SPANJOLL

Isa.Autor

“NUK ISHTE PARË KURRË NJË GJË E TILLË”/ Gatusso për Italinë: Mancini ka meritën e madhe që ka zgjedhur…

Delo.autor

SHKËLQEJNË TUCI DHE MUÇI/ Shpresat dhurojnë spektakël në pjesën e parë ndaj Apolonisë

Delo.autor

Leave a Comment