Futboll Premier League Sport

CHELSEA GODET NË MERKATO/ Ble talentin Pulisic nga Dortmund për 64 mln euro

Christian Pulisic është një lojtar i Chelsea. Lajmi është zyrtarizuar nga të dy ekipet por amerikani do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni tek Borussia Dortmund dhe më pas do i bashkohet londinezëve.

Chelsea ka blerë kartonin e amerikanit të talentuar për plot 64 mln euro dhe ka mposhtur konkurencën e disa ekipeve të tjera që e kërkonin ta afronin në skuadër një nga lojtarët më premtues dhe të talentuar.

Kalimi zyrtarisht i mesfushorit me tipare sulmuse tek Chelsea hap spirale të reja për largimin e belgut Eden Hazard në La Liga ku Real Madrid e kërkon me ngulm. 20 vjeçari që kur ka bërë debutimin në vitin 2016-të me Dortmundin në 115 ndeshja ka shënuar 15 gola.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 12 minutash lojë, Sterling ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

KUJTON ZHGËNJIMIN E MADH TEK INTER/ Mbrojtësi De Vrij: Na ka ndihmuar të rritemi…

Delo.autor

Allegri: Kampionati nuk është mbyllur akoma

Q.Autor

Leave a Comment