Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Cagliari vlerëson yllin 50 milionë euro, nisin ankandin e çmendur dy ekipet e Seria A…

Viti 2018 ishte fenomenal për Nicolo Barella, mesfushori i Cagliarit i cili në harkun e 12 muajve rinovoi në Sardenjë, në tetor debutoi në kombëtare dhe tashmë është ndër futbollistët më të kërkuar në treg.

Tashmë ylli i Cagliarit është gati për hapin e madh, të lërë ishullin për “kontinentin”, por Cagliari ia di mirë vlerën dhe nuk e lëshon pa 50 milionë euro.

Klubi sard nuk është i ngurtë, pranon edhe disa lojtarë në këmbim, sepse nuk dëshiron ta ulë nivelin e cilësisë, ndaj Napoli e ka nisur sulmin: 20 milionë, plus Ounas e Rog. Cagliari falënderon dhe pret, mund të gjejë më mirë.

Më mirë mund të jetë Interi, dëshira kryesore e mesfushorit, i cili e di mirë se zikaltrit duan përforcime cilësore dhe në mesin e fushës kanë mbetur të zhgënjyer nga Nainggolan.

Pengesa e vetme është shitja e një lojtari “big”, sepse vetëm në atë rast Interi do ketë mundësi të shpenzojë aq shumë për merkaton. Nëse Interi vonohet shumë, Cagliari do të mirëpresë ofertat nga Anglia, sepse Arsenali dhe Manchester United pritet të bëjnë ofertën e tyre. Ankandi po nis…

Related posts

“SAPO KAM FILLUAR NXEHMJEN”/ Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë te Milan: Nuk jam si ju, kam luftuar gjithë jetën

Delo.autor

“EL CLASSICO” NË AMERIKË/ Federata Spanjolle merr vendimin PËRFUNDIMTAR (DETAJE)

Isa.Autor

205 MILIONË EURO/ Morata, futbollisti më i shtrenjtë spanjoll. Tani rivalizon me Neymar…

Delo.autor

Leave a Comment