Futboll Sport

PRESIDENTI I FUTBOLLIT MALAZEZ/ Savicevic: Nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës në…

Kualifikimet për “Euro 2020” do t’i vë përballë Malin e Zi me Kosovën. Numri 1 i futbollit malazez i druan kësaj përballje.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviç, e konsideron sfidë të vështirë organizimin e ndeshjes me Kosovën, me të cilën malazezët do të takohen dy herë në kualifikueset për “Euro 2020”.

Kosova dhe Mali i Zi do të takohen në Podgoricë dhe Prishtinë, ndërsa pjesë e grupit janë edhe Anglia, Çekia dhe Bullgaria.

“Grupi është i fortë. Anglia është favorite. Kur flasim për Kosovën, ata kanë bërë përvojë në Ligën e Kombeve ku kanë regjistruar rezultate pozitive. Kështu që nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës”, ka deklaruar Saviçeviç për mediat malazeze, duke treguar se do t’i kushtojë shumë kujdes edhe sigurisë së kësaj ndeshje.

Mali i Zi do ta pres Kosovën në Podgoricë më 7 qershor. Kurse, ndeshja kthyese në Prishtinë do të zhvillohet më 14 tetor.

Related posts

“Messi, më i miri në botë – nuk mund ta ndalësh”

Sadik.Autor

Florian Marku u premton shqiptarëve/ Serbin do ta nxjerr nokaut në raundin e parë!

Sadik.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester United i vë çmim Pogbasë, por është përtej mundësive të Juventus-it

Delo.autor

Leave a Comment