Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ MAN CITYT/ Shaqiri për “HAKMARRJE” ndaj Guardiolës

Gjatë kohës kur Pep Guardiola dhe Xherdan Shaqiri ishin në Bayern Munich, trajneri spanjoll nuk preferonte yllin kosovar, të cilin sonte do ta ketë kundërshtar në derbin Liverpool – Manchester City.

Në rast se Jurgen Klopp e inkuadron sonte në lojë në derbin e madh të Liverpoolit kundër Manxhester Cityt, Xherdan Shaqiri do ta ketë edhe një arsye shtesë për ta dhënë më të mirën nga vetja. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, është arsyeja.

Ish trajneri i Bercelonës nuk e preferonte shumë Shaqirin gjatë kohës kur të dy ata ishin pjesë e Bayern Munichut.

Kjo e kishte detyruar yllin kosovar të largohet nga Bundesliga për ta vazhduar karrierën në Itali te Interi, por as aty nuk gjeti ditë të mira, dhe shpejt ishte larguar në drejtim të Stoke Cityt, ku kishte luajtur nga viti 2015 deri në vitin e kaluar kur iu bashkua Lioverpoolit. Dhe, me gjigantin anglez Shaqiri po shkëlqen. Ai me ekipin e tij i prijnë Premierligës me 54 pikë, shtatë më shumë sesa City i Guardiolës, që po ashtu e kërkon titullin e kampionit në Premierligë.

Ndeshja sonte fillon në ora 21:00, ndërsa me gjasë Shaqiri mund të inkuadrohet nga bankina.

Related posts

BASTET/ Kërkojnë finalen e EURO 2020, ja si kuotohen Italia dhe Spanja…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Zbulohet e vërteta pse “ylli” i MILANIT refuzoi ofertën 55 milionë euroshe

Isa.Autor

RUSI 2018/ Low konfirmon: Neuer vetëm si nr. 1

Sadik.Autor

Leave a Comment