Futboll Premier League Sport

“​UEFA” I JEP DËNIMIN E RËNDË/ Yves Leterme: Nëse Man City ka shkelur rregulllat, i ndalohet pjesëmarrja në…

Drejtori i Komitetit për Ndershmëri Financiare (FFP) të UEFA-s, Yves Leterme, ka bërë të ditur se Manchester Cityt mund t’i ndalohet pjesëmarrja në garat europiane, Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën, nëse pretendimet se ata i kanë shkelur rregullat e transferimit janë të vërteta.

Në nëntor të këtij viti, gazeta gjermane Der Spiegel i publikoi artikujt “Football Leaks”, ku thuhej se Manchester City i kishte falsifikuar kontratat me sponsorë për t’iu shmangur dënimeve nga UEFA.

City është përballur edhe më parë me hetime për shkeljen e FFP-së, dhe në vitin 2017 kishte arritur marrëveshje me UEFA-n për t’ia paguar 55 milionë euro si dëmshpërblim dhe për ta mbyllur këtë proces gjyqësor.

Megjithatë, që nga momenti kur pretendimet e “Football leaks” u bënë publike, UEFA ka bërë të ditur se të gjitha lëndët do të rihapen, kudo që janë zbuluar të dhëna të reja. Këtë gjë e përsëriti edhe drejtori i Komitetit për Ndershmëri Financiare, Leterme.

“Nëse ato që janë shkruar për Manchester Cityn janë të vërteta, atëherë mund të kemi probleme serioze. Kjo mund të përfundojë me dënimin më të rëndë, largimin nga garat evropiane”, ka thënë Leterme.

“Nëse informatat e publikuara janë të vërteta, kjo është kundër raportimit të drejtë për problemet financiare. Rregullat e FFP-së janë të bazuara në një sistem të deklarimeve. Tre muaj pasi klubet t’i përfundojnë llogaritë, duhet t’i depozitojnë shifrat e tyre”.

“Pastaj ne bëjmë kontrolle të rastësishme për vërtetësinë e këtyre shifrave. Shifrat ekzaminohen dhe verifikon edhe nga persona brenda UEFA-s, edhe nga persona të jashtëm”.

Related posts

“E DONI PËR DY VITE?” Milan ndjek zëvendësuesin e Ibrahimovic, mbërrin telefonata nga Roma

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË FINALE TË “EURO 2020″/ Trajneri Southgate: Nuk e pashë penalltinë, tek Italia më tremb…

Delo.autor

Andres Iniesta: Të ardhmen time e vendos brenda 30 prillit

Q.Autor

Leave a Comment