Futboll Premier League

‘Tronditet’ Manchester United, De Gea kërkon largimin nga klubi

Portieri spanjoll, David de Gea e ka njoftuar klubin e tij, Manchester Unitedin, se është i gatshëm të largohet, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, portieri iu ka thënë drejtorëve të Unitedit – nëpërmjet agjentit të tij Jorge Mendes – se ai dëshiron të largohet nga Unitedi pas Kupës së Botës këtë verë.

De Gea e ka bërë të qartë se vendimi i tij nuk ka të bëjë fare me menaxherin Jose Mourinho, por në moshën 27-vjeçare ai ndihet i gatshëm të testojë veten në një ligë të re dhe një qytet të ri.

Juventusi nga qyteti i Torinos janë përmendur, por Paris Saint-Germain gjithashtu janë të lidhur me numrin 1 të Kombëtares së Spanjës.

De Gea është njëri nga portierët më të mirë në botë në qarkullim (Getty Images)

Real Madridi prej kohësh është konsideruar si favorit për të nënshkruar me De Gean, por në bisedën e tij me Mendes ai ka deklaruar se dëshiron të përjetojë një qytet të ri dhe stil tjetër jetese.

Javën e kaluar, De Gea hezitoi të diskutonte publikisht situatën e kontratës me United, duke thënë se nuk është koha e duhur për të folur për këtë.

“Nuk mendoj se është koha për të filluar të flasim për të ardhmen, nuk është koha për të folur për kontrata”, ka deklaruar portieri spanjoll.

Vlen të theksohet se Djajtë e Kuq ia kanë ofruar kontratën e re me kushte të përmirësuara portierit spanjoll, por që ky i fundit ende nuk ka vendosur ta rinojë atë.

Related posts

FIKJA E DRITAVE NË “SELMAN STËRMASI”/ Delegati Nurishmi sqaron: Ja nga se u shkaktua problemi… (FOTO)

Delo.autor

“ÇËSHTJA TE MILANI”/ Maldini bën sherr me Gazidis, shkaku quhet: Mesut Ozil!

F.autor

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

Leave a Comment