Futboll Sport

Klubi “Partizani i Beogradit” i kushton Vokrrit një shkrim të tërë falënderues, tregojnë për ndeshjet e tij

Klubi i Futbollit në Serbi, Partizan, ia kanë përshkruar Fadil Vokrrit një shkrim, përmes së cilit kanë bërë të ditur kontributin e tij dhe jetën e tij. Në mes të shumë fjalëve, Partizan u janë falënderuar Fadil Vokrrit për kohën e artë që ua dha në futboll që nga viti 1986 deri në vitin 1989, duke qenë në krye të JNA’së për një sezon të tërë.

“Sot, në moshën 57-vjeçare, u nda nga jeta futbollisti i mëparshëm i Partizanit dhe përfaqësuesi i Jugosllavisë Fadil Vokrri”, nis shkrimi i dedikuar për legjendën nga Klubi i Futbollit Partizan, të quajtur “In Memoriam”.

“Fadil Vokrri lindi më 23 qershor 1960 në Podujevë.

Në futboll ka filluar të trajnohet si 15-vjeçar në klubin lokal të Llapit nga Podujeva. Në Prishtinë, ai kaloi në vitin 1980 dhe në të mbeti 6 sezona të plota. Ai, për FK Prishtinën ka luajtur 84 ndeshje të ndryshme dhe ka arritur të shënojë 33 gola, dhe në Ligën Federale ka luajtur në 88 ndeshje, ku ka shënuar 22 gola.

Anëtar i Partizanit ishte nga viti 1986 deri në vitin 1989 (kreu një sezon në krye të JNA’së) dhe ka luajtur 107 ndeshje me 47 golat e shënuar. Përfaqësuesi i Jugosllavisë, ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka dhënë gjashtë gola.

Partizanit, ai ia fitoi titullin Kampion (1986/87) dhe Kupën e Marshall Titos (1989).

Ishte pjesëmarrës edhe në ndeshjet që u zhvilluan jashtë vendit, ku u paraqit në Nim (1989-90), Fenerbahçe (1990-92) dhe Burze (1992-93).

Karrierën e përfundoi në grupin e trefishtë në Montluçon a në vitin 1995, njëherit në këtë klub ka punuar edhe si drejtues sportiv.

“Ishin tri vitet më të mira të karrierës sime, unë kurrë nuk do të mund ta harrojë atë kohë”, Për Partizanin gjithnjë kam pasur mendim të mirë, edhe para se të vija në Beograd, dhe ajo çka unë kam përjetuar atje, janë shumë kujtime të mira”, ka deklaruar Vokrri disa vite më parë.

Përkrahësit e Partizanit nuk rezervohen kur thonë se ai ishte një futbollist i shkëlqyer, sepse ishte një sportist i shkëlqyer, një luftëtar i pafalshëm në teren, një njeri tejet human, shkruan “Partizani i Beogradit”.

Fadil, pusho në paqe, të jemi falënderues gjithmonë.

 

Related posts

KËRKOHET ME NGULM NGA ISH-TRAJNERI I ITALISË/ Memushaj shok skuadre në Serie B me…

Delo.autor

Luajini këto lojë, nëse dëshironi shumë para sot (FOTO)

Q.Autor

LLOGARITË/ Ndaj Turqisë si finale, ja shanset e Shqipërisë në grupin H për në Europian

Delo.autor

Leave a Comment