Futboll Seria A Sport

VIJOJNË POLEMIKAT/ Tifozi më i “ÇMENDUR” i kuqezinjve Salvini reagon ashpër: “Superkupa e Italisë është vdekja e futbollit!”

Vijon polemika në lidhje me Superkupën e Italisë mes Juventus dhe Milan që do të zhvillohet në Jeddah më datë 16 janar, e ndezur më shumë edhe për shkak të mbylljes ndaj femrave të disa sektorëve të stadiumit. Pikërisht mbi këtë çëshje, në një lidhje për “Radio Radio” foli edhe Ministri i Brendshëm i Italisë, njëherësh tifoz kuqezi, Matteo Salvini.

“Është vdekja e futbollit dhe e vlerave sportive, respektit, zbavitjes dhe barazisë. Më thoni ju, nëse Superkupa Italiane, në emër të biznesit, të disa milionave euro më shumë, duhet të luhet mijëra kilometra larg, në një vend me problem, dhe në të cilin femrat nuk mund të shkojnë në stadium, me përjashtim të rasteve kur janë të shoqëruara. Si milanist, nuk do ta shoh ndeshjen dhe më vjen turp për këdo që ka shitur idealet sportive, ‘perëndisë së parave’. Si milanist më vjen keq që klubi im është bashkëpërgjegjës në një turp të tillë. Më ka marrë malli për futbollin e të dielës në orën 15:00, atë futboll kur lejoheshin 3 futbollistë të huaj në fushë”, deklaroi ministri Italian, Salvini.

Related posts

U LARGUA NGA BARCELONA PAS GJYSMË SEZONI/ Ja çfarë shkruan Boateng për klubin dhe tifozët (FOTO)

Delo.autor

KLAUS GJASULA DO VIJOJË TË LUAJË NË GJERMANI/ Klubi i tij i ofron rinovimin

F.autor

RIKTHEHET PAS 7 VITESH TEK MILAN/ Ja kur do të prezantohet Ibrahimovic me fanellën kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment