Futboll Premier League Sport

ASISTENTI I SARRIT/ Gianfranco Zola: Chelsea nuk po krijon shanse shënimi, duhet të…

Gianfranco Zola thotë se Chelsea nuk është skuadra perfektë dhe nuk krijon raste të mjaftueshme për shënim, duke marrë parasysh posedimin e topit.

Zola është asistent i Maurizio Sarrit, dhe ka thënë se Chelsea nuk është duke luajtur mirë në kohët e fundit, pas barazimit pa gola të mërkurën ndaj Southamptonit.

“Problemi i madh që kemi është posedimi i madh i topit mirëpo nuk krijojmë shumë raste shënimi. Është pjesë e procesit, ne nuk jemi skuadra perfekte”, ka thënë italiani.

“Duhet të merremi më shumë me krijimin e më shumë shanseve për shënim”.

Chelsea aktualisht është në pozitën e katërt me 44 pikë, tri më shumë se Arsenali dhe katër me pak se Tottenhami.

Related posts

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Probleme për trajnerin Sarri-n, ja sa do të mungojë Immobile

Delo.autor

“EURO 2020″/ Nuk është portieri Shmajkëll, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Angli-Danimarkë

Delo.autor

Tetova në festë, Shkëndija ‘hap shampanjën’ e titullit (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment