Futboll Seria A Sport

I PAKËNAQUR ME SITUATËN/ Agjenti i Hysaj: Mund të largohet nëse nuk luan rregullisht, mirëpo…

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar se lojtari ka mundur të shkojë në Chelsea gjatë verës, mirëpo ata do të kërkojnë largimin në këtë afat kalimtar nëse mbrojtësi shqiptar nuk luan rregullisht.

Hysaj nuk është më i preferuari i Carlo Ancelottit, dhe agjenti i lojtarit nuk është i kënaqur me situatën.

“Ai ka mundur të shkojë me Sarrin te Chelsea, mirëpo Ancelotti bllokoi gjithçka”, ka thënë Mario Giuffredi, agjenti i Hysaj.

“Ai ka thënë publikisht se ka besim në të, mirëpo faktet thonë se ai ka luajtur vetëm njëherë në katër ndeshjet e fundit”.

“Nëse Ancelotti nuk e konsideron Hysaj më si startues, atëherë ne do të mendojmë për largimin”.

28-vjeçari në këtë stinor ka 18 paraqitje në të gjitha garat me Napolin.

Related posts

E PAZAKONTË/ Udhëtuan gati 1000 km për të luajtur, njoftohen 1 orë përpara ndeshjes se fusha është e ngrirë dhe…

Delo.autor

Champions League/ City shënon golin e parë ndaj Baselit

Q.Autor

INTER U SHPALL KAMPION I ITALISË/ Mbrojtësi Skriniar: Suksesi më i madh. Kam vetëm një peng…

Delo.autor

Leave a Comment