Futboll Seria A Sport

ËSHTË BËRË OBJEKT DËSHIRASH/ Në garë dy gjigandët e La Ligas për yllin e Napolit, ja oferta marramendëse

Për momentin, në botë janë vetëm dy mbrojtës që kanë një vlerë e cila i kalon 100 mln eurot. Bëhet fjalë për goditjen e rëndësishme të Liverpool, Van Dijk (i blerë 86 milionë euro) gjatë merkatos së verës, por sidomos edhe kolona e Napolit në prapavijë: Koulibaly.

Pikërisht senegalezi është bërë objekt dëshirash për shumë klube të mëdha në Europë dhe mes tyre nuk mund të mungonte Barcellona. Sipas “Il Mattino”, e përditshmja napoletane, oferta që katalanasit kanë vendosur në tavolinë për kartonin e mbrojtësit afrikan është e barabartë me 120 mln euro.

Një shifër që, nëse vërtetohet, do të dridhte jo pak De Laurentis, i cili me ato para do të mund të investonte edhe për 2 vite të tjera te Napoli, me siguri dhe garanci, me futbollistë të nivelit. Por, sipas medieve spanjolle, Barcellona nuk është e vetmja, pasi edhe Real Madridi është futur në garë.

Kujtojmë që Napoli e bleu Koulibaly vetëm 8 mln euro nga Genku në Belgjikë.

Related posts

E GJEN SI RIVAL NË LA LIGA/ Papu Gomez mesazh dashurie për “Cholo” Simeone: Isha rebel por…

Delo.autor

10 klubet më të pasura në botë: I pari si gjithmonë Manchester City

Q.Autor

NGA HAZARD TEK NYMAR E MBAPPE/ Perez zbulon sekretet e merkatos: Ja e vërteta me Sergio Ramos

Delo.autor

Leave a Comment