Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Derbi Milanez në sulm, gati ankandi 100 milionë euro për yllin e Lazios

Sergej Milinkovic-Savic mbetet ëndrra e Milanit, por në janar është e pamundur të realizohet, por shumë arsye.

Me shumë gjasa ka që transferimi i bujshëm të ndodhë në verë, sidomos nëse Milani do të shkojë në Champions League.

DERBI – Sipas së përditshmes torineze Tuttosport, në horizont është një derbi i zjarrtë me Interin. Mesfushori serb u pëlqen edhe zikaltërve dhe grupi Suning është më i lirë të veprojë në treg, duke pasur parasysh problemet që Milani ka me Fair Play financiar të UEFA-s.

Shpresa e dy skuadrave milaneze është që Juve te mos i fute hundët, sepse ka shumë mesfushorë, ndërsa Reali dhe klubet angleze duket se janë trembur nga sezoni jo i mirë i serbit.

VLERËSIMI – Verën e shkuar Claudio Lotito refuzoi një ofertë mbi 100 milionë euro, duke e tepruar, sepse deklaronte se Milinkovic-Savic vlen 150 milionë.

Tani vlera e mesfushorit ka rënë, me 100 milionë mund të mbyllet gjithçka, por vetëm në verë, pasi Lazio kërkon të vijojë garën për vendin e katërt pa u dobësuar në janar.

Related posts

PAS TRIUMFIT NË “CARABAO CUP”/ Kapiteni Kompany: Për këtë arsye nuk doja që ai të aktivizohej

Delo.autor

PSG “THYEN” HESHTJEN/ I vendos çmim Mbappes, reagon edhe Real Madrid

F.autor

SUPERSFIDA TIRANA-SKËNDËRBEU/ FSHF i beson gjyqtarit me më shumë eksperiencë

Delo.autor

Leave a Comment