Futboll Kategoria Superiore Sport

DËBORA “PUSHTON” GJIRAKASTRËN/ Djemtë e Luftëtarit nuk dorëzohen edhe pse… (FOTO)

Luftëtari ka vijuar përgatitjet për gjysmën e sezonit të mbetur. Nën urdhërat e Mezanit kanë qenë 22 lojtarë. Seanca stërvitore është shoqëruar edhe nga rreshjet e borës  që kanë “pushtuar“ qytetin e Gjirokastrës. Mirëpo kjo nuk ka qenë problem për ekipin, i cili ka zhvilluar stërvitjen normalisht.

Të pranishëm në seancën e djeshme mes 22 lojtarëve ishte edhe portieri Olti Qyrani, produkt i shkollës gjirokastrite.  Të gjithë të tjerët, të gatshëm nën urdhrat e Mezanit për një orë e gjysmë vijuan përgatitjet me program të detajuar.

Sebastian Molla, i riu i ardhur një sezon më parë te Luftëtari, ka “braktisur” gjirokastritët, pasi do të kryejë shërbimin ushtarak në Greqi. Dje mungonte edhe braziliani Xhekson, i cili do t’i bashkohet ekipit më 7 janar.

Related posts

SHIFRAT MARRAMENDËSE/ Mësohet sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal. Rezultati 1-2

Delo.autor

PËRKEQËSOHET SITUATA PËR SARRIN/ Milani nuk është gati të investojë në merkato për…

Isa.Autor

Leave a Comment