Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Kukësi në “SULM” për Xhekson, Luftëtari do 50 mijë euro

Kukësi kërkon një mbrojtës të majtë pas largimit të Vangjel Zguros dhe fokusi është sërish te Luftëtari, skuadra ku verilindorët blenë kartonin e Eduard Rrocës dhe Vasil Shkurtajt. MËsohet se klubi kuksian i ka bërë një ofertë zyrtare mbrojtësit të majtë brazilian, Xhekson Silveiro Ferriera.

Ky i fundit luan sezonin e tij të dytë me fanellën e Luftëtarit, por kontrata i përfundon në qershor të këtij viti. Në këto kushte, për të lënë të lirë lojtarin gjatë këtij muaji, në mënyrë që të mos ikë në verë me parametra zero, klubi gjirokastrit i ka vendosur një çmim. Bëhet fjalë për 50 mijë euro, një shumë që Kukësi ka hequr dorë ta paguajë në arkën e gjirokastritëve, të paktën për momentin. Për brazilianin ka shfaqur interes konkret edhe Partizani, por pasi është njohur me situatën e tij dhe faktin që duhet të paguajë për kartonin, edhe të kuqtë thuajse kanë hequr dorë.

Kukësi është gati të bindë lojtarin, por më parë duhet të gjejë marrëveshjen me klubin gjirokastrit. Gjithsesi, një sforco e Gjicit mund të lëkundte edhe Tavon, pasi mund të krijohet mundësia edhe e ndonjë këmbimi me lojtarë të Kukësit. Në lojë është braziliani tjetër, Roxher, për të cilin interesohet Luftëtari.

Related posts

ZBULON HISTORINË UNIKE/ Marchisio: Conte donte të gjunjëzonte, por Vidal është bërë prej hekuri…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi firmos me mbrojtësin maqedonas, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

KONSIDEROHET SI I PADËSHIRUESHËM TEK REAL/ Anulohet transferimi i Bale në Kinë, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment