Futboll Seria A Sport

“PËRGJAKJA” E SUPERSFIDËS/ Tetë persona nën hetim për vrasjen e “ULTRASIT” të Interit

Tashmë janë tetë tifozë të Napolit nën hetim pas vdekjes së ultrasit të Inter Daniele Belardinelli, i cili është përplasur me makinë jashtë San Siro-s.

Incidenti ka ndodhur gjatë përplasjeve mes dy grupeve të tifozëve në prag të ndeshjes së Serie A më 26 dhjetor.

Ultrasit e Inter i kishin bërë pritë vizitorëve në rrugën përballë stadiumit, ku janë lënduar me thikë disa persona, por Belardinelli është goditur nga një makinë dhe ka vdekur disa orë më vonë.

Belardinelli më pas u konfirmua se ishte një ultras i Varese, por që është binjakëzuar me ata të Inter dhe disa prej mbështetësve të tyre kishin udhëtuar në Milano atë mbrëmje për të sulmuar tifozët e Napolit.

Hetimet vazhdojnë dhe agjencia e lajmeve ANSA raporton se tani janë tetë persona nën hetim nga policia.

Volvo V40 ka pasur pesë persona brenda dhe të gjithë janë identifikuar nga policia, plus tre të tjerë që ishin në një furgon të bardhë.

Related posts

NGA SKEMA E NJËJTË TEK TË SAKRIFIKUARIT/ Ja 5 gabimet e Valverdes ndaj Liverpool në “Anfield”

Delo.autor

LIVE/ Shpërthen festa në Bergamo, “Vendasit” ndëshkojnë Milanin (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Kur Conor Mcgregor takon Putinin dhe mërziti forcat e sigurisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment