Futboll Sport

“LAMTUMIRA E FUNDIT”/ Hazard: Isha me FAT që LUAJTA në një skuadër me Fabregasin

Hazard: Isha me fat që luajta në një skuadër me Fabregasin

Ylli i Chelseat Eden Hazard e ka nderuar bashkëlojtarin e vet Cesc Fabregasin, i cili do të largohet nga klubi londinez pas katër sezoneve e gjysmë qëndrimi.
31-vjeçari është shumë pranë kalimin në Monaco, ku do të bashkohet me trajnerin Thierry Henry, me të cilin ishte bashkëlojtar në Arsenal.

Para se të largohej nga Chelsea, Fabregas pati mundësinë t’i thotë lamtumirën Stamford Bridge të shtunën në një ndeshje të FA Cup. Mesfushori spanjoll ishte kapiten i të kaltërve në fitoren 2-0 ndaj Nottinham Forestit dhe i shfaqi emocionet kur u zëvendësua në fund të takimit.

Hazard ka qenë pjesë e rrugëtimit të Fabregasit në Chelsea, duke i fituar dy tituj të Premierligës, një titull të Fa Cup dhe një të League Cup së bashku.

Related posts

LIVE/ Real Sociedad-Real Madrid, Muguruza dyfishon avantashin për vendasit

Delo.autor

SHERIFF TIRASPOL-INTER/ “Zikaltërit” bëjnë llogaritë, hapi i parë drejt kualifikimit dhe 20 milionëve

Delo.autor

KONFIRMOHET KRISJA/ Gjiganti europian nis bisedimet me Icardin

Delo.autor

Leave a Comment