Futboll Sport

“DOPIETA” NDAJ TAJLANDËS/ Ky është lojtari që sapo ka parakaluar Messin për…

Sulmuesi i Indisë Sunil Chhetri ka parakaluar Lionel Messin në listën e golashënuesve aktivë në ekipet kombëtare pas dy golave të shënuar ndaj Tajlandës në AFC Asian Cup 2019. Sulmuesi i Bengaluru FC është në vend të dytë mbrapa Cristiano Ronaldos që përfaqëson Portugalinë dhe që ka shënuar 85 herë për vendin e tij.

Megjithëse duhet pranuar se golat e Chhetri kanë ardhur ndaj kundërshtarëve si Nepal, Bangladesh apo Maldive, do të ishte e padrejtë të mos vlerësohej për arritjet e tij.

Si Chhetri ashtu edhe Messi ishin në vend të dytë me 65 gola secili, por dopieta e fundit e indianit e ka ngjitur në vend të dytë.

Në minutën e 27-të, Chhetri ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë me një goditje të fuqishme që mposhtu portierin kundërshtar. Ndërsa goli i dytë ishte fantastik teksa ka ardhur nga një goditje me të parën nga brenda zonës.

Më poshtë keni golat historik të indianit që ka parakaluar Lionel Messi-n.

Related posts

MARRËVESHJA JUVENTUS-INTER/ Shkëmbim dhe befasi e dyfishtë në merkato

Delo.autor

Kale s’pyet për KUKËSIN/ Sulmuesi brazilian përfundon në Greqi si vlonjat

Isa.Autor

Sezoni kontrovers i Flamurtarit, Europa ende objektiv i arritshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment