Futboll Sport

“ISHA NË NJË SHPELLË”/ De Biasi shokon: Nuk e telefonova menjëherë, më është dashur…

Xhani de Biasi ka folur për refuzimet që ai ka bërë dhe ofertat që ka “hedhur poshtë” pasi i kanë kërkuar që të marri rolin e numrit një të pankinës.

Për ish-teknikun e Kombëtares Shqiptare, i cili është quajtur edhe hero sepse arriti që të çonte për herë të parë Shqipërinë në finalet e një kompeticioni madhor, siç ishte “Euro 2016” në Francë, interesohen më shumë ekipe që synojnë mbijetesën. Ndër to është edhe ekipi i Palermos, ku vetë tekniku italian ka qenë futbollist për 3 vite në karrierën e tij. Ai është kontaktuar nga Mauricio Zamparini që i kërkonte për të marrë drejtimin e ekipit të Palermos, jo një herë, por plot tre herë.

Tekniku italian ka thënë: “Më tha se do të ishte sjellje e edukuar nëse do të përgjigjesha menjëherë, por isha për drekë në një shpellë. Nuk e telefonova menjëherë pasi më është  dashur një natë që ta mendoja. Mëngjesin e nesërm, i komunikova që nuk ma ndjente. Mbeteshin edhe 4 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk mund ta ndihmoja, përndryshe do të shkoja me vrap atje.”- rrëfen De Biasi.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenhami SUPER, përmbys Arsenalin në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E SHKODRANIT NË DILEMË/ Roma rikthen vëmendjen për Hysajn, napoletanët kërkojnë…

Delo.autor

NUK ËSHTË HERA E PARË PËR STRAKOSHËN/ Ja momenti kur portieri gabonte para 2 vitesh me Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment