Bundesliga Futboll

JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT/ Ylli i Dortmund tërhiqet nga kombëtarja

Portieri i Borussia Dortmund Roman Burki ka shpallur tërheqjen e tij nga kombëtarja e Zvicrës.

Burki në Instagram: “Pas gjashtë viteve dhe tre turneve me përfaqësuesen zvicerane kam vendosur të fokusohem te klubi ku luaj, Borussia Dortmund.”

Ndeshjen e parë me Zvicrën Burki e ka kryer më 18 nëntor të vitit 2014 në Poloni. Ndeshja e tij e fundit ishte ajo ndaj Japonisë, e fituar 2-0 në qershorin e vitit 2018. Së fundmi ai i ka munguar përfaqësueses për shkak të një dëmtimi, por ka qenë numri dy pas portierit të Monchengladbach Yann Sommer.

Tani ka ardhur lamtumira nga kombëtarja: “Po të kishte emergjenca në skuadër, është detyra ime të tregohem i gatshëm për kombëtaren time.”

Përparësia e portierit është Borussia Dortmund. Me kryesuesit e renditjes së Bundesliga-s ai kërkon të fitojë titullin e parë kampion. Aktualisht ai është grumbulluar me ekipin në Marbella.

Related posts

Evertoni shokon Rooneyn me vendimin e ri, ja plani i klubit anglez

Sadik.Autor

TRASHI “përjetë” i kuq/ Mesfushori i PARTIZANIT ngre në këmbë tifozët me vendimin e fundit

Isa.Autor

Asensio: Më kërkon Liverpool? Do të flasim kur të përfundojë Kupa e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment