Futboll Seria A Sport

JANARI I NXEHTË I GATTUSOS/ Ja 5 çështjet delikate për të zgjidhur tek Milani

Janari parashikohet një muaj i nxehtë për Xhen aro Gatuzon dhe jo vetëm si rrjedhojë e temperaturave që do të gjejnë në Arabinë Saudite, ku Milani pret të ndeshet me Juventusin më datë 16, për finalen e Superkupës së Italisë. Ky do të jetë një muaj i veçantë për trajnerin kuqezi, i cili e mbylli 2018-ën me një dopiolajm: fitoren kundër SPALit dhe konfirmimin në pankinë.

Të paktën deri kur të gjejnë përballë kampionët, “Djalli” mbetet në luftë në tri fronte: Superkupa, Kupa e Italisë (1/8-at i luan në transfertë me Sampdorian) dhe ndjekjen e zonës Champions. Por, ndërsa objektivat janë të qarta, për të arritur tek ato, Gatuzo ka edhe pesë detyra për të zgjidhur.

PAKETA – Milanin e presin menjëherë një seri ndeshjesh të komplikuara, por tani e në vazhdim mund të mbështetet te një Lukas Paketa më shumë dhe ndoshta edhe te dy përforcime të tjera që i janë premtuar nga Leonardo. Braziliani mendohet që të futet me kujdes në ingranazhe, por kontributi i tij mund të sjellë edhe energji e entuziazëm në skuadër. Gatuzo ka thjesht për detyrë që të mos e djegë që në fillim.

TË DËMTUARIT –Konti është më në fund gati, Bilja dhe Kaldara mund të jenë në shkurt. Këto janë lajme të rëndësishme për Milanin, por është po aq e qartë se “Rino” ka detyrën që të gjejë asetin e duhur taktik, duke rikthyer në fushë këto blerje të bujshme, por pa penalizuar ata që në muajt e fundit kanë shkëlqyer si Bakajoko dhe Kalabria mbi të gjithë.

VAZHDIMËSIA – Por, misioni i vërtetë i trajnerit do të jetë që t’u japë vazhdimësi rezultateve dhe paraqitjeve pozitive të këtij Milani. Ndoshta nuk ka munguar zemra dhe organizimi, por që shumë shpesh skuadra ka vuajtur një bllokim psikologjik, kjo nuk përjashtohet. Deri tani, ky Milan ka ecur mes serive pozitive dhe disa infarkteve të njëpasnjëshme, por nëse nuk i japin një linjë më lineare udhëtimit të tyre në 2019-ën, zona Champions nuk duhet e lehtë për t’u arritur.

HIGUAIN – Goli kundër SPAL-it ishte deciziv për të mos humbur përfundimisht Gonzalo Higuainin. Këtij të fundit i duhet për veten dhe mbi të gjitha për skuadrën një ndryshim hapi në vazhdim, pasi e pa veten pa gol për 9 ndeshje me radhë. Marrëdhënia mes Xhenaros dhe Gonzalos është fantastike dhe pikërisht nga ai përqafim pas golit, më 29 dhjetor 2018, duhet të rinisin.

HAKMARRJE – Duke mbetur te “Pipita”, ja tek shihet në horizont Juventusi. Penalltia e gabuar dhe kartoni i kuq në kampionat kundër ishskuadrës së tij gjunjëzoi jo vetëm argjentinasin, por i shkaktoi shumë dëme edhe Milanit. Këta të fundit, që vjet humbën në mënyrën më të keqe finalen e Kupës së Italisë (4-0), më datë 16 kanë një “mision të pamundur” në Jedah. Por nëse arrin që të rrëzosh parashikimet, pra të mundësh Juven, ky duel jo vetëm sjell një trofe që mungon prej shumë kohësh, por mund t’i japë Milanit atë adrenalinë dhe vetëbesim për të ardhmen e sezonit.

Related posts

SHËNOI NË KUALIFIKIMIN E ATALANTËS/ Ja statistikat dhe vlerësimi për mbrojtësin Gjimshiti… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Xhakomo Vrioni nis aventurën e re, sulmuesi i Kombëtares huazohet tek skuadra e…

Delo.autor

THYHET REKORDI 34-VJEÇAR/ Shënohet goli më i shpejtë në Botërorin e U-20 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment