Futboll Sport

E FUNDIT/ Wayne Rooney arrestohet nga policia amerikane pasi…

Wayne Rooney është arrestuar nga policia pasi është parë i dehur në publik duke përdorur një fjalor aspak të hijshëm.

Ish-ylli i Manchester United aktualisht luan te DC United në shtetet e bashkuara dhe është arrestuar në Virginia.

Sipas një gazetari amerikan, sulmuesi anglez është arrestuar për “sharje në publik në gjendje të dehur” më 16 dhjetor nga autoritetet e aeroportit të Washington.

Rooney ka paguar një gjobë 30 euro më 4 janar, raporton The Athletic.

Golashënuesi më i mirë i historisë së Anglisë i është bashkuar DC qershorin e kaluar duke firmosur një kontratë trevjeçare.

Nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tillë pas në vitin 2017 është kapur i dehur duke i dhënë makinës së bashku me një mikeshën e tij.

Related posts

RIKTHEHET SARRI TEK DASHURIA E VJETËR/ Por Milan pëlqen edhe një tjetër nga Seria A, ja emri

Delo.autor

Mario Lemina: Allegri do të sjellë diçka të veçantë te Arsenali

Sadik.Autor

SULM “ATOMIK” VETËM NË LETËR/ Francës i mungon shënjestra, Benzema nën akuzë

Delo.autor

Leave a Comment