Futboll Premier League Sport

PËSOI NJË DËMTIM QESHARAK/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” digjet ndaj Reading (FOTO)

Phil Jones ka pësuar një dënim qesharak kur ka fërkuar kokën me fushën në ndeshjen ndaj Reading dhe ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Anglisë, 26, vazhdon të furnizojë rrjetet sociale me foto spektakolare dhe e fundit ka ardhur në fitoren 2-0 të Manchester United ndaj Reading.

Pas viteve të mimikave të papërsëritshme të fytyrës, Jones ka shfaqur një nivel të ri ditën e shtunë.

Gjatë një dyluftimi me Loader, ai rrëzohet dhe fërkon fytyrën me barin e fushës. Më pas, Jones është fotografuar në aeroplanin e ekipit bashkë me shokët e ekipit.

Gjithsesi, djegia në fytyrë ishte evidente dhe mesa duket bari i fushës i ka dhënë një dëmtim që është sa për të qeshur aq edhe për të qarë.

Si gjithmonë, përdoruesit e Twitter nuk e kanë falur mbrojtësin, duke vijuar me memet e panumërta për të.

Related posts

MONTENEGRO-ENGLAND/ “3 luanët” kalojnë në avantazh, shënon Rice

Delo.autor

Elseid Hysaj shumë pranë gjigantit anglez, mediat në ishull e bëjnë fakt të kryer

Sadik.Autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Skuadrat e Manchesterit duan shërbimet e “yllit” bardhezi

Isa.Autor

Leave a Comment