Futboll La Liga

Real Madridi ‘përdhos’ La Corunan, fitore dhe ‘kërcënim’ për Barcelonën

Reali e ka mposhtur 7:1 Deportivon në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi ka siguruar fitoren e parë në vitin 2018, pas tri dështimeve me radhë, duke llogaritur edhe humbjen në El Clasico, ndeshja e fundit për vitin 2017, teksa këtë vitin kishin humbur nga Villarreali dhe kanë barazuar 2:2 me Celta Vigon.

Në këtë ndeshje shënuan Cristiano Ronaldo dy gola, Gareth Bale po ashtu dy gola, aq sa edhe Nacho, kurse golin tjetër e shënoi Modric.

Ndërsa për mysafirët realizoi Adrian Lopez në minutën e 23’të.

Kjo fitore vjen edhe si një kërcënim i hapur për Barcelonën e cila është pretendente kryesore për titullin e La Ligas.

Related posts

BROJA PËRGATITET PËR LIVERPOOL-IN/ Everton publikon golin e bukur të sulmuesit shqiptar në stërvitje (VIDEO)

F.autor

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Tottenham mposhtet nga Mura me përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment