Futboll

Maradona: Sampaoli te Argjentina si në epokën e gurit!

 I intervistuar nga “Telesur”, ylli dhe legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, është rikthyer të flasë dhe të sulmojë trajnerin aktual të Argjentinës, Jorge Sampaoli. “Nuk krijoj shumë iluzione për këtë Botëror. Sampaoli erdhi te Argjentina sikur ne të ishim në epokën e gurit dhe nuk ka marrë asnjë rezultat. Duhet të shohim përpara dhe të rikthehemi në rrënjët tona”, deklaroi Maradona.Imazh i ngjashëm

Më pas “Pibe de Oro” është kthyer të flasë edhe për deklaratat e Cristiano Ronaldo, në të cilën portugezi vequhej si futbollisti më i mirë në histori. “Secili është i lirë të thotë atë që dëshiron , madje edhe nëse thotë absurditete. Nuk mendoj aspak që Ronaldo të jetë futbollisti më i mirë në histori. Duhet të përshkruajë një rrugë të gjatë për t’ja dalë, por e respektoj për atë që po bën”, deklaroi Maradona.

Related posts

ËSHTË PARTNERJA E PILOTIT TË MOTOGP/ “Nuk tradhtoj kurrë, nëse jam …”

F.autor

SHQIPËRI-ISLANDË/ Ish-portieri i Kombëtares Shehi: Reja duket që kërkon fitoren me Islandën sepse…

Delo.autor

Hernan Krespo zhgënjen tifozët e Argjentinës përpara sfidës me Francën

Isa.Autor

Leave a Comment