Futboll Sport

KALENDARI/ 12 skuadra në garë për elitën, hidhet shorti për edicionin 2025-26 në Kategorinë e Parë

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh këtë të premte shorti për edicionin 2025-26 në Kategorinë e Parë. Gjithsesj në këtë kampionat do marrin pjesë 12 skuadra, ku pas 33 javëve të rregullta do mësohet skuadra kampione dhe ato që rrëzohen. Dy vendet e para shkojnë direkt në elitë, ndërsa ekipet nga pozita 3-6 i drejtohen një play-off dhe fituesi i saj do luajë shanset për në Superligë me vendin e tetë të renditur në Superligë. Kategoria e Parë është programuar të startojë më 23 gusht 2025 dhe të përfundojë më 2 maj 2026.

Skuadrat e Kategorisë së Parë për edicionin 2025-26:

KF Laçi, KF Skënderbeu, KS Besa, KF Burreli, KF Pogradeci, FK Apolonia, FC Lushnja, KS Korabi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Iliria dhe AF Luftëtari.

Skënderbeu – Burreli

Iliria – Laçi

Kukësi – Apolonia

AF Luftëtari – Korabi

Besa – Kastrioti

Pogradeci – Lushnja

Related posts

HOLANDA AFROHET ME BOTËRORIN/ Ishujt Faroe po bëjnë historinë! Vendi i 136 në FIFA merr 3 fitore radhazi

F.autor

ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

F.autor

NDESHJA ME LITUANINË/ Lorik Cana analizon “dorëzimin pa kushte” të Shqipërisë: Sakrifikuam në Bjellorusi, dje morëm “kolpo”

Delo.autor

Leave a Comment