Futboll Premier League Sport

SHAQIRIN E NDAL SHTYLLA/ Liverpooli pëson humbjen e dytë radhazi, eliminohen nga “FA Cup”

Liverpool është mposhtur 2-1 nga Wolverhampton duke u eliminuar nga FA Cup. Ndeshja e fundit të raundit të tretë ka befasuar tifozët e futbollit pasi pritej që skuadra e Jurgen Klopp të rikthehej te fitorja pas disfatës ndaj Manchester City-t në Premier League. Por Wolves e donte më tepër fitoren dhe në fund arriti të triumfonte duke pasur edhe fatin ne krahun e tij pasi Shaqiri goditi shtyllën nga fundi i takimit.

Pas golit të Jimenez, ishte Origi ai që barazoi në pjesën e dytë në goditjen e parë të Liverpool në kuadrat. Por ishte Neves ai që i dha fitoren vendasve me një predhë nga distanca. Ai ishte goli i nëntë i shënuar nga jashtë zone për Neves te Wolves. Liverpool pëson humbjen e dytë radhazi dhe tani do të bëjë çmos të rikthehet te fitorja në fundjavë ndaj Brighton.

Related posts

Gattuso: Milani dha përgjigje e duhur ndaj Bolonjës

Sadik.Autor

LIVERPOOL PËR REKORD NË PREMIER/ Trajneri Klopp: Më vjen për të vjellë kur dëgjoj…

Delo.autor

PAS NJË MUAJ POLEMIKASH/ Pochettino nuk ka më vend në këto dy skuadra të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment