Futboll Sport

E FUNDIT/ Tre herë kampioni i Championsit firmos me skuadrën e re…

I njohur për anën e tij brutale në fushë, por bëri bujë me gjestin e madh pasi zgjidhi kontratën me Besiktas. Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez, Pepe, që sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Porto.

Për Pepen ky është një rikthim në shtëpi, pasi aty hodhi hapat e parë për tre sezone 2004-2007, para se të kalonte te Real Madrid për 30 milionë euro. Në “Bernabeu” mbrojtësi fitoi tre Champions League. Ndërsa sot 35 vjeç ka firmosur me ish-klubin e tij deri në vitin 2021.

Ditët e fundit u përfol shumë për një kalim të mundshëm të tij te Monaco, por portugezi ka vendosur të zgjedhë me zemër dhe të mbyllë karrierën aty ku e nisi, në shtëpi!

Related posts

SKANDALI ME HARTËN E EUROPËS/ Shqiptarët sulmojnë faqen zyrtare të UEFA-s, ja reagimet (FOTO)

Delo.autor

“OBJEKTIVI I ARDHSHËM ËSHTË…”/ Befason Joao Mario: Momenti im më i mirë? Tek Inter-i i… De Boer

Delo.autor

Del Bosque kritikon Ronaldon/ Fjalët e portugezit ishin të papërshtatshme

Sadik.Autor

Leave a Comment