Futboll Premier League

Nuk ka fitues mes Southampton dhe Tottenham, Kane vazhdon të shënojë

Mbyllet në barazim 1-1 sfida e vetme që u luajt sot për javën e 24-t të kampionatit anglez mes Southampton dhe Tottenham. Kur u mbush çerekore lojë, Southampton kaloi në avantazh në saj të një episodi fatlum pasi Davidson Sanchez devijoi në portën e tij një krosim të ardhur nga Ryan Bertrand. Gjithsesi, vetëm 200 sekonda më vonë “i zakonshmi” Harry Kane barazoi për miqtë, pas asistit të marrë nga Davies.

Ky ishte goli i nëntë për Kane në 5 ndeshjet e fundit që ka nisur titullar dhe të gjithë kanë ardhur nga brenda zonës

Harry Kane kryeson renditjen e golashënuesve në Premier League me 21 gola, tre më shumë se Mohamed Salah. Me këtë barazim Tottenham mban vendin e pestë, dy pikë larg zonës Champions, por Liverpool i vendit të katërt ka një ndeshje më pak, atë që do të luajë nesër ndaj Swansea. Ndërkohë, Southampton, që ka 11 ndeshje pa e provuar shijen e fitores në Premier League, mbetet në vendin e tretë nga fundi dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Related posts

Gattuso, për merkaton: Suso nuk ikën, na duhen tre-katër përforcime…

Sadik.Autor

Hamsik përfundimisht një legjendë e Napolit, shpallet golashënuesi më i mirë në histori të klubit

Q.Autor

PËRJETUAM MAKTHIN E LEGANES/ Valverde pas fitores 3-2 ndaj Rayo

Isa.Autor

Leave a Comment