Bundesliga Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Alcacer zbulon ëndrrat: Ja dy objektivat e mi për 2019

Sezoni 2018-2019 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën gjermane të Borussia Dortmund, që kryeson Bundesligën dhe duket se mund të ndalë hegjemoninë që ka vendosur prej vitesh Bayern Mynih. I këtij mendimi është sulmuesi spanjoll Paco Alcacer, që këtë sezon po shkëlqen në kampionat, duke realizuar 12 gola me Borussia.

“Të jem i sinqertë, asnjë nga ne nuk e priste këtë rezultat në mesin e kampionatit, për më tepër që kemi një trajner të ri dhe zakonisht do pak kohë ambientimi i tij me skuadrën. Por kemi një grup fantastik, që ka ditur të reagojë e bëjë diferencën në momentet vendimtare. Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, ndërkohë që unë shpresoj ta mbyll këtë sezon si golashënuesi më i mirë”, tha Alcacer.

Por sulmuesi i Borussia shprehet se trofeu i golashënuesit nuk do të ketë asnjë rëndësi në rast se ekipi nuk do të fitojë titullin. “Kjo vlen më shumë se gjithçka. Ne duam të fitojmë titullin dhe ky është objektivi kryesor. Për mua do të ishte një gëzim i dyfishtë nëse do t’i fitoja të dyja, titull dhe trofeun e golashënuesit”, u shpreh sulmuesi 25-vjeçar.

Related posts

KU ËSHTË TOPI? Talenti i Chelsea tregohet “MAGJIK” ndaj Fabinhos! (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ CAGLIARIT/ Nuk përmbahet Conte, shikoni festën e “çmendur” të teknikut pas golit të Darmian (VIDEO)

Delo.autor

MILANI I PAPËRMBAJTSHËM/ Eliminon Torinon dhe “peshkon” Juven në gjysmëfinalen e Kupës

F.autor

Leave a Comment