Futboll Premier League Sport

KALOI NJË NDESHJE ZHGËNJYESE/ Aubameyang: Përveç asaj ndeshjeje m***, ishte një…

Pierre-Emerick Aubameyang ishte shumë i lumtur me çmimin Lojtari i Muajit Dhjetor te Arsenal, por shprehet se ishte një muaj i mirë përveç ndeshjes së mutit ndaj Liverpool.

Të Kuqtë kanë mposhtur bindshëm skuadrën e Unai Emery në Anfield me një paraqitje të pamëshirshme.

Sidomos Aubameyang kaloi një ndeshje zhgënjyese përpara se të zëvendësohej në minutën e 71-të.

Ai bëri vetëm dhjetë pasime, gjashtë prej të cilave kanë ardhur nga rivënia në lojë, por përveç paraqitjes jo bindëse ndaj kryesuesve të Premier League, 29-vjeçari ka shijuar periudhën festive.

Në tetë ndeshje, lojtari nga Gaboni gjeti rrjetën pesë herë dhe gjithashtu dy asiste për shokët e ekipit.

Lojtari i Muajit për Arsenal zgjidhet nga tifozët. Aubameyang ka marrë 41% të votave, me Torreira dhe Kolasinac që kanë zënë dy vendet e tjera të podiumit.

Related posts

Milani e do, bomberi i Serie A i dërgon një mesazh!

Sadik.Autor

I PASKA MBAJTUR CR7/ MARCELO hap polemika: ISCOS i dhashë shiritin, por nuk e di pse…

Isa.Autor

U kry! Liverpool arrin marrëveshje me yllin 70 milionësh

Sadik.Autor

Leave a Comment