Futboll Seria A Sport

DËSHTIMET E 2018/ Lojtarët e huaj më të dobët në Seria A, Milani dominon podiumin

I prezantuar me shaka (por jo dhe aq…) në 2010-ën, si një kundërpërgjigje italiane për Topin e Artë, “Calciobidone” (lista e futbollistëve më të dobët) është kthyer në një traditë për çdo fillim viti.

Kush ka qenë lojtari i huaj më i keq i Serisë A në sezonin e kaluar? Emrat e rëndësishëm në këtë renditje të veçantë nuk kanë munguar kurrë (nga Forlan te Kondgobia dhe Gabigol) dhe 2018-ta nuk ka bërë përjashtim. Votimet e edicionit të dhjetë kanë “vlerësuar” Nikola Kalinic, protagonist i një sezoni zhgënjyes me fanellën e Milan-it, para se të transferohej tek Atletico Madrid verën e kaluar.

Qendërsulmuesi kroat ka triumfuar me 49,1%. Më shumë se dyfishin e vendit të dytë, që mbahet nga romanisti Patrick Schick (19.3%), por edhe vendi i tretë mbahet nga një tjetër sulmuesi kuqezi, Andre Silva (13.3%), ndoshta më zhgënjyes se Kalinit, por “i shpëtuar” pjesërisht nga ecuria e mirë në  Europa League.

Në vendin e katërt gjejmë interistin Dalbert, më pas Pjaca-n dhe dy lojtarë të dy ekipeve të rëna nga kategoria, Aristoteles (Crotone) dhe Armenteros (Benevento). Mes këtyre dy të fundit është blerja e dështuar e Torino-s, Mbaye Niang.

“Top 10” mbyllet me Gregoire Defrel, që ka patur një ecuri zhgënjyese me Roma-n para se të transferohej te Sampdoria, dhe Danilo-n, ish-kapiteni i Udinese-s, që më pas është transferuar te Bologna.

Related posts

Sërish “xixa” te Kukësi/ Reginaldo shtyn Cungun pas zëvendësimit (VIDEO)

Isa.Autor

U INFEKTUA ME COVID-19/ Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares tonë, gati të kthehet në stërvitje

Delo.autor

TRAGJEDIA/ 12 tifozë HUMBIN JETËN, ishin në mbështetje të BARCELONËS

Isa.Autor

Leave a Comment