Futboll Seria A Sport

KËRKON MË TEPËR MUNDËSI/ Lautaro: Tek Inter ndihem mirë, por…

Lautaro Martinez ka pranuar se po ia kalon shumë mirë tek Inter, por shton se ideja është që ai të luajë më shumë dhe të fitojë një vend titullari.

Lautaro ka bërë vetëm pesë paraqitje që nga minuta e parë që kur mbërriti tek Inter nga Racing Club verën e kaluar për 23 milionë euro, dhe sulmuesi mendon se meriton më tepër mundësi.

“Ideja është të luaj më shumë dhe të fitoj vendin tim në formacion,” shprehet ai për ESPN.

“Çdo ditë stërvitemi për t’u përmirësuar dhe mendoj se kam bërë mirë sa herë që kam pasur mundësi. Po ia kaloj shumë mirë, tifozët më duan dhe do të vazhdoj të paraqitem sa më mirë të jetë e mundur.”

Sulmuesi argjentinas ka një marrëdhënie shumë të mirë me kapitenin e ekipit Mauro Icardi dhe do të formonte një dyshe shumë të mirë me të në sulm, por trajneri Spalletti nuk ka dashur të humbasë stabilitetin e ekipit dhe e ka përdorur si zëvendësues shumicën e kohës.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Mourinho tenton t’i “rrëmbejë” Real Madridit yllin e skuadrës….

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ ÇARÇANI: U largova nga FSHF-ja me konsensus. Ju tregoj surprizat në emisionin e ri “Pressing”

Isa.Autor

Kontaktet me Çelsin? Hysaj fluturon drejt Londrës…

Sadik.Autor

Leave a Comment