Futboll Sport

LOJTARI AFRIKAN 2018 / Salah më i miri, ja formacioni i vitit

Mbrëmjen e së martës janë ndarë çmimet e kontinentit afrikan, ku përfshihen Lojtari i Vitit, Formacioni i Vitit apo Goli i Vitit.

Siç parashikohej, lojtari më i mirë afrikan për vitin 2018 është shpallur Mohamed Salah, i cili ka udhëhequr përfaqësuesen e Egjiptit drejt Kupës së Botës dhe ka bërë një sezon të madh me Liverpool.

Shoku i tij i ekipit Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang i cili luan tek Arsenal kanë qenë dy kandidatët e tjerë.

Ndërkohë Lojtari i Ri më i Mirë është shpallur Achraf Hakimi, i cili aktualisht është huazuar nga Real Madrid te Borussia Dortmund dhe ka përfaqësuar Marokun në Botëror.

Trajneri i tij Herve Renard është shpallur Trajneri i Vitit, ndërsa formacioni më i mirë ishte i mbushur me yje.

Aty nuk mungonin lojtarë si Koulibaly i Napolit, Keita i Liverpool apo Mahrez i Manchester City-t.

Related posts

BARCELONA-ATHLETIC BILBAO/ Finalja e Superkupës së Spanjës: Koeman synon suksesin e parë të sezonit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Moti i keq shkakton tragjedi/ Futbollisti humb kontrollin e makinës në autostradë, gjen vdekjen

Q.Autor

Milani e hoqi si të pavlefshëm/ Sulmuesi “hakmerret” me tre gola në debutim (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment