Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEGANES/ Gjashtë lojtarë në “INFERMIERI”, ja ylli i fundit që dëmtohet tek “Los Blancos”

Një tjetër i dëmtuar te Real Madridi. I fundit që “dorëzohet” është portieri belg, Thibaut Courtois, i cili pësoi një lëndim, nga i cili do të qëndrojë jashtë fushe rreth 10 ditë, kështu që ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Leganes është e humbur prej tij, por edhe ajo e La Liga-s, kundër Betis, në “Villamarín”.

Stafi mjekësor i klubit të bardhë bën me dije: “Pas testeve të kryera sot nga lojtari ynë, Thibaut Courtois është diagnostikuar me një plagë në muskulin e majtë “ilacus”. Tani jemi në pritje të rikuperimit” . Objektivi i portierit belg është të jetë gati për ndeshjen e La Liga-s kundër Sevilla, pas 10 ditësh.

Keylor Navas do ta zëvendësojë, pra, në tri ndeshjet e ardhshme të “Los Blancos”. Courtois është i dëmtuari i fundit në radhë te Real Madridi. Ai i bashkohet listës, ku bëjnë pjesë edhe Asensio, Marcos Llorente, Bale, Kroos dhe Javi Sánchez.

Related posts

E PABESUESHME/ Klubet rivale në itali falenderojnë JUVEN për blerjen e RONALDOS

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Çeki-Angli. Rezultati 0-1

Delo.autor

Partizani vijon të udhëheqë, Luftëtari në kërkim të golit të barazimit

Q.Autor

Leave a Comment